Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women’s Organizations of Kosovo

Më 31 Gusht 2018, RROGRAEK-u së bashku me përfaqësuesit e grupit të të rrinjve per avokim nga komuna e Gjakovës, mbajtën një takim lidhur me situatën e dhunës në familje tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në komunën e Gjakovës. Takimi u mbajtë në zyret e “OJQ Prosperiteti”. Të pranishëm ishin tre përfaqësues nga mekanizmat relevant për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, Z. Kristë Gjokaj - përfaqësues i Policisë, Z. Agim Pula – Mbrojtës i Viktimave dhe Znj. Sakibe Doli – përfaqësuese e strehimores për viktimat e dhunës në familje në komunën e Gjakovës. 
Drejtoresha e RROGRAEK-ut, fillimisht ngriti çështjen e dy vrasjeve te grave të komunitetit Egjiptian , që ndodhen kohëve të fundit n ë Gjakovë. Të gjithë të pranishmit u dakorduan qe duhet të vazhdohet puna me më shumë përkushtim për ngritjen e vetëdijes tek komunitetet Rom. Ashkali dhe Egjiptian, lidhur me fenomenin e dhunës në familje si dhe për mekanizmat ekzistues relevant ne trajtimin e këtyre rasteve si dhe të informohen pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si tu qasen këtyre mekanizmave. Gjithashtu u bë thirje tek mekanizmat present ne takim, që ti trajtojnë me seriozitet rastet e raportuara të dhunës në familje nga komunitetet në fjalë.
Me ketë rast, RROGRAEK-u bëri apel që çdonjëri që është dëshmitarë i dhunës në familje, të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme që rastet të raportohen, të trajtohen sipas legjislacionit relevant të aplikueshëm në Kosovë dhe së paku të zbutet fenomeni i dhunës në familje tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian të Kosovës. 
Zëri yt për një shoqëri të barabartë!

Find us:


web site:
www.rrograek.org
email: info@rrograek.org
Tel: 038 / 735 - 991

Takimi në Gjakovë RROGRAEK me përfaqësuesit e të rinjve

Më 31 Gusht 2018, RROGRAEK-u së bashku me përfaqësuesit e grupit të të rinjve për avokim nga komuna e Gjakovës, mbajtën një takim lidhur me situatën e dhunës në familje tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në komunën e Gjakovës. Takimi u mbajt në zyrat e “OJQ Prosperiteti”. Të pranishëm ishin tre përfaqësues nga mekanizmat relevant për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, Z. Kristë Gjokaj - përfaqësues i Policisë, Z. Agim Pula – Mbrojtës i Viktimave dhe Znj. Sakibe Doli – përfaqësuese e strehimores për viktimat e dhunës në familje në komunën e…