Procesverbali i mbledhjes së anëtareve të Rrograek

Më datën 21 Shkurt 2013, të pranishme kanë qenë 15 (pesëmbëdhjet) pjesëmarrëse.

1)   FJALA HYRËSE

Mbledhjen e hapi drejtoresha ekzekutive e RROGRAEK-ut, Shpresa Agushi, e cila falënderoi anëtaret për pjësmarrejen dhe përgjigjjen e ftesës.

Prezantimit iu bashkangjiten pjesemarrëst dhe njoftimi i shkurtër për punën e bërë nga vet anëtaret për punën e tyre nëpër projekte ashtu siç kanë qenë të involvuara gjatë vitit 2012.

2) PREZANTIMI I PROJEKTEVE

Znj. Agushi në cilësinë e drejtoreshës ekzekutive të Rjetit të Grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptase, prezantoi fjalimin hyrës dhe prezantimin i punës për vitin 2012.

3) PREZANTIMI I PROJEKTEVE TË VITIT 2013 TË RROGRAEKU-ut

Fillon me prezantimin e Menaxherës së projektit Bleta Qehaja, lidhur me punën dhe aktivitetet që planifikohen të mbahen në të ardhmen gjatë vitit 2013 me projektin e KTK-së, se çka do të punohet gjatë vitit 2013-2014. Aktivitetet të cilat janë prezantuar në këtë takim janë:

a) Mbledhjet e rregullta të Rrjetit- sipas projektit parashihet që brenda 20 (njëzet) muajsh të mbahen 7(shtatë) takime me anëtaret e rrjetit për prezantimin e punës së Rrjetit dhe prezantimit të aktiviteteve për projektet të cilat kanë filluar të implementohen ose edhe ndonjë informatë shtesë për anëtaret, s’i dhe ndonjë nryshim të mundëshëm.  Takimet planifikohen të mbahen në Prishtinë apo edhe nëpër qendrat tjera të Kosovës ashtu siç e parasheh Rrjeti.

b)Mbledhjet e bordit- Menaxherja i njoftoi anëtaret që takimet e bordit do të mbahen ashtu sic është e paraparë me aktet e brendëshme të RROGRAEK-ut (me Statut, rregullore etj).

c) Krijimi i strategjisë së re për vitin 2014-2017- Bleta Qehaja, poashtu i informoi që Strategjija e organizatës do të përfundoj në dhjetorë të vitit 2013-të, dhe pas përfundimit të Strategjisë aktuale, në fillim të vitit 2014-të RROGRAEK-u, do të bashkëpunojë me ekspert të jashtëm për hartimin e strategjisë.

Pas përpilimit të strategjisë së re, do t'u shprëndahet të gjithë anëtareve të Rrjetit.

d) Trajnimi mbi avokimin dhe qytetarinë aktive dhe avokim aktiv

Znj.Bleta, poashtu i njoftoi anëtaret për krijimin e grupit avokues, "Kosovo Advocasy Group" respektivitsht grupi KAG, lidhur dhe mënyrën e krijimit të tij, për projektet, punën në grupe rreth punimit të hulumtimeve të cilat është duke i hartuar grupi, dhe punën e grupit në mëyrë vullnetare, s'i dhe përfaqësimin e këtij grupi për pjesmarrje nëpër konferenca të ndryshme, për të avokuar të drejtat e të rinjëve minoritarë nga Kosova.Grupi apriori do të trajnohet në tri raunde, më numër të kufizuar të pjesëmarrësve, ata që do të tregojnë sukses të madh gjatë trajnimeve, pesë prej të cilëve do të zgjidhen dhe të involvohen në aktivitetet e ardhëshme në pozitat e koordinatorëve brenda këtij projekti.

Secili prej anëtareve do të përfaqësojë një komunë të Kosovës.

e) Përzgjedhja e anëtareve më të suksesëshëm dhe më aktiv

Anëtaret që kanë treguar sukses gjatë vitit 2012, dhe ata të cilët kanë qenë më aktiv  përgjatë inplementimit të projekteve të ndryshme brenda RROGRAEK-ut, do të jenë pjesë e implementimit të projekteve në pozitën e koordinatorëve Komunal, përparësi do të kenë grupi i avokuesve i të rinjëve minoritarë i quajtur "Kosovo Advocasy group" përzgjedhja e të cilëve do të bëhet pas përfundimit të tri moduleve dhe punës vullnetare për hulumtimet të përcaktuara sipas komponentave brenda ne Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Integrimin e komuniteteve: Rom Ashkali dhe Egjiptjan te Kosovës për vitin 2009-2015,  në projektin e UNDP-së, dhe nga 15 (pesëmbëdhjetë), avokues vetëm 5 më të sukseshëm do të kenë pozitën e Koordinatorëve komunal, kriter tjeter i perzgjedhjes së anëtarëve të suksësëshm është edhe përkatësija etnike ku do të kemi përfqaqësues të të tri komuniteteve: Rom, Ashkali dhe Egjiptjan, prej të cilëve do të inkurajohen femrat.

f) Prezantimi i Pilot- projektit të UNDP-së dhe rëndësija e sajë.

 Aktivitetet që kanë filluar të implementohen me grupin avokues “KAG” më të cilin janë paraparë të mbahen katër module, duke filluar data 06 dhjetorë 2012 kur është mbajtur takimi i parë dhe njëkohësisht është formuar grupi avokues,  më 19 dhe 20 janar 2013 është mbajtur moduli dytë  në formë të trajnimit për grupin avokues në hotel "Viktory" në Prishtinë, tema ka qenë për Metodat  hulumtuese,i cili mbulon temat për llojet e hulumtimit, formulimi i problemit të hulumtimit, hartimi i raportit monitorues, takimi i radheës palnifikohet të mbahet më 23 dhe 24 shkurt 2013, s’i dhe moduli i katërt planifikohet të mbahet ka fundi i muajit mars dhe pas përfundimit të katër moduleve në fund parashihet nënshkrimi i “Memorandumit për Mirëkuptim” nga anëtarët e  grupit "KAG". Qëllimi këtij projekti është ngritja e kapaciteteve të Grupit avokues dhe monitorimi i problemeve dhe Sfidave që ballafaqohen komunitetet:Rom, Ashkali dhe Egjiptjan, përmes metodave dhe takimeve të ndryshme që planifikohen të mbahen në të ardhmen.Misioni i këtij grupi do të jetë shtyrja e qështjeve drejt realizimit nga ana e institucioneve publike qoftë të nivelit lokal ose qendorë,  të cilat i ka paraparë vet Qeveria përmes Ligjeve, Strategjisë dhe Planit të veprimit për Integrimin e komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptjan të Kosovës, përmes së cilave parashihen kuota të vecanta për këto komunitete varësisht nga komponentet ashtu sic janë përcaktuar dhe  që planifikohen të implementohen deri në fund të vitit 2015. Grupi do të ketë për detyrë të shikoj se sa është punuar sipas dokumenteve të parapara dhe të paraqet rastet përmes organizimeve të cilat planifikohen të mabhen në të ardhmen.

g)Prezantimi i projektit të përkrahur nga “Save the children”

Projekt ky me kohëzgjatje njëvjecare, i cili udhëhiqet poashtu nga Menaxherja - Bleta Qehaja. Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i mësimit plotësues dhe  Aktiviteteve të  Lira me moton “Të mësojmë përmes lojës”, këta fëmijë do  mësojnë  për  të drejtat e fëmijëve të regulluara sipas Konvetës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve"  duke i vedijësuar fëmijët në fjalë për të drejtat e tyre dhe duke e gërshetuar me idet  që dalin pikërisht nga këta nxënës, aktivitetet dhe fushatat që ky grup ndërmarrin për t’i mbrojtur këto të drejta të garantuara ku gati çdo aktivitet i lirë ndërlidhet me ndonjë të drejtë: si p.sh. e drejta për jetë, e drejta në shkollim, e drejta në arsim, e drejta e besmit, etj. Në orët e Aktiviteteve të lira planifikohen të mbahen edhe ore rreth dhunës në famije për vedijësimin e fëmijëve orë të Artit figurativë, Muzikë, orë letrare, Sport dhe cdo aktivitet tjetër ose ide që del nga vet fëmijët për t’i mbojtur të drejat e tyre. Projekti në fjalë synon edhe zvogëlimin e numrit të braktisjeve të shkollës. Në këtë projekt janë të involvuar të gjithë fëmijët pa dallime: race, etnie, feje ose gjinije duke mos përjashtuar as fëmijët nga mazhoranca duke synuar arritje e numrit balance në mes të fëmijëve me përkatësi nga komunitetet: Rom, Ashkali, Egjiptjan, Boshnjak, Serb dhe atyre Shqiptarë. Projekti planifikohet të mbahet në komunat: Prishtinës, Ferizajit, Mitrovicës jugore dhe Gjilanit. Kjo e fundit mund të ketë ndonjë zëvendësim komunash mes Gjilanit dhe ndonjë komune tjetër alternative varësisht nga sygjerimet e donatorit. Brenda këtij viti poashtu planifikohen të mbahen edhe kampanja vedijësuese për regjistrimin me kohë të nxënësve në klasën e parë.

gj) Prezentimi i dy projekteve të ECMI-së në partneritet me ECMI nga Koordinatorja e këtyre projekteve : Znj.Mimoza Gavrani për vitin 2013.

Znj.Gavrani filloi prezentimin e saj filliminisht me potencimin lidhur me progresin e RROGRAEK-ut qe nga pamvarësimi i tij s'i rrjet e deri tek pozita ku është tashmë me shumë projekte në implementim dhe intersime të shumta të donatorëve të tjerë për bashkepunime dhe partneritet siç është ECMI-ja, ku në fillim të vitit 2013-të janë filluar dy projekte: Projkti i parë ka të bëjë me  “Promovimi i Fuqizimit Ekonomik të Grave  Rome, Ashkali dhe Egjptase në Kosovë, i cili filloi implementimin që nga Janari i 2013-tës, projekt ky më kohëzgjatje njëvjeçare,  kurse projekti i dytë ka të bëjë me “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për pjesëmarrje aktive në procesin e vendim-marrjes përmes dialogut me Institucionet Qeveritare”,i cili filloi implementimin që nga dhjetori i 2012-tës, dhe është project dy vjeçar.Znj.Gavrani, shfryëzoi rastin e takimit për të grumbulluar sa më shumë të dhëna lidhur me projektet të lartpërmendura,dhe para pjesëmarrësve shpërndau dy lloje / forma të pyetësorëve njëri kishtë të bënte me rrjetëzimin e organizatave të komuniteteve RAE dhe prezentimin tyre në një data bazë online që është iniciative apo aktivitet i projektit të dytë të cekur me lart,kurse pyetsori tjetër kishte të bënte me shumë për pozitën e grave të komuniteteve dhe fuqizmin e tyre ekonomik,njëkohësisht edhe grumbullimin e të dhënave me punët që ato kanë bërë,kanë dëshirë të bëjnë dhe lidhur me ngritejn kapacitetetve. Gjithashtu do të bëhet përfaqësimi dhe involvimi i grave të cilat shprehin dëshirën për bashkëpunim dhe prezantimin e punës së tyre duke bërë gjithpërfshirjen e përfaqësimit të grave sipas komunave .Tashme kanë filluar takimet e para informuese lidhur me proketin e Promovimi i Fuqizimit Ekonomik të Grave  Rome, Ashkali dhe Egjiptase në Kosovë në Mitrovicë, kurse me datën 25 shkurt 2013 takimi i rradhës do te jetë në Ferizaj dhe më 26 shkurt 2013 në takimin në Komunën e Gjakovës do të ketë pjesemarrës edhe nga Peja dhe Prizreni. Znj. Gavrani prezantio edhe qëllimin e projektit i cili synon: Krijimin e kushteve të nevojshme për një dialog konsultativ, sistematik, efektiv dhe krijimi i një partneriteti ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve qeveritare në nivel lokal dhe qendror. Projkti i parë ka të bëjë me  “Promovimi i Fuqizimit Ekonomik të Grave  Rome, Ashkali dhe Egjptase në Kosovë, i cili filloi implementimin që nga Janari i 2013-tës, projekt ky më kohëzgjatje njëvjeçare,  kurse projekti i dytë ka të bëjë me “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për pjesëmarrje aktive në procesin e vendim-marrjes përmes dialogut me Institucionet Qeveritare”,i cili filloi implementimin që nga dhjetori i 2012-tës, dhe është project dy vjeçar.

Znj.Gavrani, shfryëzoi rastin e takimit për të grumbulluar sa më shumë të dhëna lidhur me projektet të lartpërmendura,dhe para pjesëmarrësve shpërndau dy lloje / forma të pyetësorëve njëri kishtë të bënte me rrjetëzimin e organizatave të komuniteteve RAE dhe prezentimin tyre në një data bazë online që është iniciative apo aktivitet i projektit të dytë të cekur me lart,kurse pyetsori tjetër kishte të bënte me shumë për pozitën e grave të komuniteteve dhe fuqizmin e tyre ekonomik,njëkohësisht edhe grumbullimin e të dhënave me punët që ato kanë bërë,kanë dëshirë të bëjnë dhe lidhur me ngritejn kapacitetetve. Gjithashtu do të bëhet përfaqësimi dhe involvimi i grave të cilat shprehin dëshirën për bashkëpunim dhe prezantimin e punës së tyre duke bërë gjithpërfshirjen e përfaqësimit të grave sipas komunave .Tashme kanë filluar takimet e para informuese lidhur me proketin e Promovimi i Fuqizimit Ekonomik të Grave  Rome, Ashkali dhe Egjiptase në Kosovë në Mitrovicë, kurse me datën 25 shkurt 2013 takimi i rradhës do te jetë në Ferizaj dhe më 26 shkurt 2013 në takimin në Komunën e Gjakovës do të ketë pjesemarrës edhe nga Peja dhe Prizreni.

Znj. Gavrani prezantio edhe qëllimin e projektit i cili synon:

Krijimin e kushteve të nevojshme për një dialog konsultativ, sistematik, efektiv dhe krijimi i një partneriteti ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve qeveritare në nivel lokal dhe qendror.

5) REKOMANDIMET

Nga takimi i sotëm arritëm t'i marrim këto rekomandime nga anëtaret:

- Anëtaret rekomandojnë që përparësi t'i ipet grupit avokues në përzgjedhjen e pesë koordinatorëve komunal, pjesë e të cilit grup (KAG),janë përfshirë edhe anëtaret e RROGRAEK-ut.

- Për gratë të cilat do të involvohen në projektin e ECMI-së, të mos kufizohen vëtëm me punime dore por t'u jepet hapsirë që gratë nga vendet rurale të kycen me lloje tjera të bisnesit me të cilat mirret vet ato, p.sh.

- Blektori dhe bujqesi,

- ndonjë bisnes privat,

- artizanate, etj.

Menaxherja e projektit të ECMI-së Mimoza Gavrani i njoftoi anëtaret poashtu që të gjitha këto të dhëna do të prezantohen në një konferencë për prezantimin e punës së tyre artizanale.

Find us:


web site:
www.rrograek.org
email: info@rrograek.org
Tel: 038 / 735 - 991

Raport Monitorues

Duke u bazuar ne Strategjine  tre vjeçare,  RROGRAEK ka publikuar raporte hulumtuese per çeshtje te rendesishme qe i prekin grate dhe vajzat e reja te komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase ne Kosove. Me poshte mund te gjeni listen e publikimeve te cilat mund t’I shkarkoni.

Shkarko PDF