Procesverbali i takimit të shtatë të mbledhjes së bordit

Me datën 18 prill 2013 në restoran Rings u mbajt mbledhja e shtatë e bordit të RROGRAEK-ut.

Në takim morën pjesë:

Elvane  Qorri – Kryetare e Bordit

Visare Nimani – Anëtare e Bordit

Gani Elshani – Anëtar i Bordit

Shpresa Agushi – Drejtoreshë ekzekutive e RROGRAEK-ut

Mimoza Gavrani – Kordinatore në RROGRAEK

Takimi ju përmbajtë pikave të agjendës të takimit të përpiluar nga drejtoresha ekzekutive në bashkëpunim me kryetaren e bordit.

Në pjesën e parë të takimit u prezentua puna, aktivitet dhe projektet për vitin 2012 të RROGRAEK-ut, rezultatet e arritura dhe sfidat me të cilat ishte ballafaque RROGRAEK-u gjatë realizimit të aktiviteteve në projekte. Poashtu u fol për dokumentet e reja në RROGRAK që ju bashkuan organizatës siq janë: dokumenti i organizatës për vendimet e rrogave të zyrtarëve të RROGRAEK-ut dhe ndrimi i statutit të RROGRAEK-ut prej ligjit të UNMIK në ligjin e Republikës së Kosovës. Prezantimi i punës përveq që u bë në mënyrë gojore anëtaret e bordit ishin të pajisur edhe materialin prezantues siq ishin raportet narrative dhe raportet financiare. 

Në pjesën e dytë të takimit u fol për projektet e vitit 2013 duke filluar nga rezultat e përkohshme, ballafaqimi me fonde dhe nevoja për fonde shtesë për zyre dhe zhvillimin e aktiviteteve në projekte. Është me rëndësi  të ceket dhënia e informatave dhe këshillave nga anëtaret e bordit për zgjidhjen e fondeve në të tashmen dhe të ardhmen në projektet e RROGRAEK-ut.

Në pjesën e fundit të takimit të bordit u fol për ndryshimin e manualit të politikave për RROGRAEK-un i cili do të punohet në të ardhmen.

 

Proçesverbalin e mbajti: Shpresa Agushi

Find us:


web site:
www.rrograek.org
email: info@rrograek.org
Tel: 038 / 735 - 991

Raport Monitorues

Duke u bazuar ne Strategjine  tre vjeçare,  RROGRAEK ka publikuar raporte hulumtuese per çeshtje te rendesishme qe i prekin grate dhe vajzat e reja te komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptase ne Kosove. Me poshte mund te gjeni listen e publikimeve te cilat mund t’I shkarkoni.

Shkarko PDF